
Ankandi i dhurimit #RrathëDhurues2022
18/06/2022
Të dashur miq po ndajmë me ju emocione shumë të vecanta nga Ankandi i dhurimit #RrathëDhurues2022!
Kauza jonë sociale ‘Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm’, u prezantua në eventin ‘Rrathë Dhurues 2022’ në ambjentet e Hotel Rogner. Ankandi u organizua nga Partners Albania for Change and Development.
Kauza ka si qëllim të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqënies së fëmijëve nëpërmjet ngritjes së një Klinike Dentare modeste brenda ambjentit të Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, duke ofruar shërbim dentar falas për rreth 400 fëmijë nga familje vulnerable të komunitetit në njësinë administrative nr.4 dhe nr.8, të bashkisë Tiranë, të cilët jetojnë përreth Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.
Mirënjohje e vecantë dhe falenderime të përzemërta për të gjithë dhuruesit që u solidarizuan me kauzën tonë, të cilët ofruan ndihmë financiare, shërbime, pajisje dhe mjete promovuese.
Mirënjohje
- Amanda Roberson
- Ana Dervishi
- Ana Kovacevic-Kadovic
- Ardiola Bodinaku
- Blerina Kurrizo Guga
- Brunilda Isaj
- Delina Fico
- Florian Toti
- Bashkia Tiranë
- Klinika Stomatologjike Universitare
- Credins Bank
- Banka Kombëtare Tregtare
- Grant Thornton Albania
- Agro & Social Fund
- Kredo Finance
- Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
- Streha
- Agrocredit
- Beyond Barriers – Pertej Barrierave