PUBLIKIME

Manuali i punës për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Në kuadër të projektit “Vlerëso- Vepro- Fuqizo,” jemi të lumtur të prezantojmë “Manualin e Punës për Prindërit e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Bashkinë Kavajë. Një hap i rëndësishëm drejt mbështetjes së komunitetit tonë i cili ofron udhëzime të vlefshme dhe mbështetje për sfidat e përditshme që ata përballen.

Ky manual synon të fuqizojë prindërit, duke i pajisur ata me informacionin dhe mjetet e nevojshme për të ndihmuar fëmijët e tyre të zhvillohen dhe të kenë akses më të madh në shërbimet e duhura.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Faleminderit të gjithëve që kontribuan në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm!

30/09/2024

Manuali i punës për stafet sociale të bashkisë Kavajë

Në kuadër të projektit “Vlerëso- Vepro- Fuqizo,” jemi të lumtur të prezantojmë “Manualin e Punës për stafet sociale të Bashkisë Kavajë”, që punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ky manual është një mjet i rëndësishëm për të fuqizuar profesionistët që ofrojnë mbështetje dhe kujdes social për fëmijët me nevoja të veçanta, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe metodologjitë e punës.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

28/09/2024

PromoKULT

PromoKULT – Zhvillimi i turizmit kulturor në Bashkinë Kavajë

30/08/2023

Bëhu Familja Ime

Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet vetëm. Të gjithë fëmijët duhet të kenë mundësinë të jetojnë thjesht jetën, si një fëmijë!

29/05/2023

Kujdesemi për një shëndet më të mirë

Ideja ‘Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm!’ do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit oral dhe të mirëqënies sociale në komunitetin e Bregut të Lumit, Njësia bashkiake nr.4, Bashkia Tiranë dhe krijimin e një shërbimi të ri falas. Në kuadër të këtij projekti u ngrit mini-klinika dentare, brenda hapësirës së Qendrës Sociale ‘Gonxhe Bojaxhi’, që do t’iu shërbejë një numri të konsiderueshëm prej 400 fëmijë të identifikuar me nevoja bazike, të cilët ndiqen me programe psiko-sociale mbështetëse në këtë qendër.

30/03/2023