KUSH JEMI

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) është një organizatë Jo-fitimprurëse që ushtron aktivitetin e saj në gjithë territorin shqiptar që prej vitit 2017.

Themelimi i saj është frymëzuar nga dy punonjëse sociale me përvojë të gjatë, shumëplanëshe profesionale prej nga rrjedhoi edhe ideja për ngritjen e një qendre burimore, të munguar për familjen, që të adresojë në thelb gjithë çështjet dhe faktorët që prekin dhe ndikojnë funksionimin normal dhe zhvillimin e familjes.

MISIONI YNË

ACFD ka si mision të saj mundësimin e një të ardhmeje më të mirë për familjet përmes zhvillimit të programeve në fushën e shëndetit, mirëqenies dhe sigurisë së jetës, zhvillimin e aftësive për punë, sipërmarrjes familjare dhe ofrimit të shërbimeve specifike psiko-sociale dhe ligjore në të mirë dhe në interes të familjes shqiptare.

Për një Familje me Anëtarë të Shëndetshëm Fuqizuar Barabartë

BESIMET & VLERAT

Në themel të aktivitetit të Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes qëndron besimi në potencialin e familjes dhe rolin që ajo mund të luajë në mirëfunksionimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Përqafimi i diversitetit njerëzor dhe të qenurit të hapur ndaj çdo individi pavarësisht nga gjinia, raca, etnia, bindjet politike, fetare apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale, gjuha apo orientimi seksual.

Sigurimi i integritetit, respektimi dhe mbrojtja e konfidecialitetit.

Ndërtimi i marrëdhënieve të ngushta bashkëpunuese me individët, grupet, komunitetet të cilave iu shërbejmë, si dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve publike dhe jopublike si themeli i arritjeve të rezultateve të qëndrueshme.

Kërkimi i zgjidhjeve dhe alternativave krijuese, jokonvencionale dhe inovative në kontekste të ndryshme komunitare me qëllim fuqizimin e komuniteteve duke rritur kapacitetet e tyre në funksion të zhvillimit të aftësive të reja, rritjen e nivelit të njohurive dhe përdorimin me efikasitet të burimeve të nevojshme për të plotësuar nevojat dhe për të mbrojtur të drejtat e familjes dhe më gjerë.

SHËRBIMET TONA

Qëndra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në përmbushje të misionit të saj, një pjesë të aktivitetit dhe veprimtarisë ia kushton ofrimit të shërbimeve këshillimore në katër fusha kryesore, për të gjithë anëtarët e familjes.

Këto shërbime ofrohen nga ekspertë të fushave përkatëse në bazë të standarteve dhe kritereve profesionale të vendosura nga qendra.

STAFI JONË

NA KONTAKTONI