Misteri i Trashëgimisë sonë kulturore ardhur tek fëmijët përmes eksperiencës në Lojërat Puzzel

Mbështetur nga:

Ministria e Kulturës

Kohëzgjatja:

03 Mars – 30 Qershor 2021

Programi:

INOVACIONI DHE TRASHËGIMIA KULTURORE

Lokacioni:

Kombëtar (Objekte dhe monumente të trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë)

Përshkrim i projektit:

Përmes implementimit të këtij projekti është synuar të sjellim risi në zhvillimin e produkteve të reja të teknologjisë digjitale, si mjet për zhvillimin e një mësimnxënies inovative për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç, përtej metodave tradicionale. Objektivi kryesor i prpjektit ishte promovimi i trashëgiminë historike dhe kulturore kombëtare tek fëmijët përmes lojës puzzle, duke bërë të mundur njohjen, ruajtjen dhe transmetimin e kulturës dhe vlerave të saj në mënyrë inovative dhe praktike. Krahas këtij objektivi, realizimi i aktiviteteve ishte sinkron përmbushjes së objektivave specifike të cilat u arritën me sukses: 

Objektivi 1: Të krijojë mjete dixhitale inovative edukuese dhe argëtuese për fëmijët e moshës 5-11 vjeç

Objektivi 2: Të ndikojë në procesin e të mësimnxënies lidhur me figura dhe objekte të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike.

Rezultatet e pritshme:

  • Mundësimi i eksplorimit dhe promovimit përmes lojërave dhe mjeteve inovative nga fëmijët të trashëgimisë kulturore kombëtare me qëllim njohjen, ruajtjen dhe transmetimin e kulturës dhe vlerave të saj në mënyrë inovative dhe praktike.
  • Krijimi i mjeteve të reja dixhitale inovative përtej metodave tradicionaloe në mësimdhënien e informacioneve të reja.

Target grupe:

Fëmijët e grupmoshës 5 – 11 vjeç, prindër dhe edukatorë

Aktivitete:

  • Lojëra Puzzle me objekte dhe figura historike shqiptare:
    Lista e objekteve/monumenteve të përzgjedhura për të krijuar puzzle ishin:
    – Shtëpitë e vjetra të Beratit
    – Piktura e madhe murale në muzeun e Krujës
    – Parku Arkeologjik Apolonia
    – Oda e burrave, Muzeu Etnografik Krujë
    – Nymfeu, Muzeu Arkeologjik Apoloni
    – Muzeu Kombëtar Etnografik Krujë
    – Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë
    – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
    – Mozaiku, Parku Kombëtar i Butrintit
    – Manastiri i ‘Shën Mërisë’ Ardenicë
    – Manastiri “Shën Maria” Zvërnec
    – Kulla e Sahatit Tiranë
    – Kalaja e ‘Skënderbeut’ Kepi i Rodonit
    – Kalaja ‘ARGJIRO’ Gjirokastër
    – Kalaja ‘ROZAFA’ Shkodër
    – Kalaja ‘PORTO-PALERMO, Himarë
    – Kalaja e ‘BASHTOVES’, Kavajë
    – Grup skulpturor muzeu Krujë
  • Krijimi i Puzzle në Box; 300 kuti me lojëra puzzle u prodhuan dhe u shpërndanë për fëmijët dhe institucione të trashëgimisë kulturore.
  • Aplikacioni “Misteret e trashëgimisë – Puzzle” është një platformë elektronike për
    telefonat iOS dhe Android, ku fëmijët mund të luajnë dhe argëtohen përmes krijimit të figurave
    puzzle me objekte të rëndësishme të kulturës dhe historisë shqiptare.

Me këtë lojë puzzle, ju mund t’i mësoni fëmijët tuaj dhe në të njëjtën kohë të argëtohen duke formuar fotografi me pjesë të enigmës.

Qëllimi i këtij aplikacioni është promovimi i trashëgimisë historike dhe kulturore tek fëmijët përmes lojës me enigma në mënyrë që të njohin, ruajnë dhe transmetojnë kulturën dhe vlerat e saj në një mënyrë inovative dhe praktike.

SKANO DHE SHKARKO

Me këtë lojë puzzle, ju mund t’i mësoni fëmijët tuaj dhe në të njëjtën kohë të argëtohen duke formuar fotografi me pjesë të enigmës.

Qëllimi i këtij aplikacioni është promovimi i trashëgimisë historike dhe kulturore tek fëmijët përmes lojës me enigma në mënyrë që të njohin, ruajnë dhe transmetojnë kulturën dhe vlerat e saj në një mënyrë inovative dhe praktike.