Sponsorë dhe dhurues nga individë dhe biznese nga eventi Rrathë Dhurues 2022
Kohëzgjatja:
16 Qershor 2022 – 31 Mars 2023
Programi:
SHËNDET DHE MIRËQËNIE
Vendndodhja:
Qendra Komunitare ‘Gonxhe Bojaxhi’, Njësitë Administrative Nr. 4 dhe 8, bashkia Tiranë
Përshkrim i projektit:
Ideja ‘Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm!’ do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit oral dhe të mirëqënies sociale në komunitetin e Bregut të Lumit, Njësia bashkiake nr.4, Bashkia Tiranë dhe krijimin e një shërbimi të ri falas. Në kuadër të këtij projekti u ngrit mini-klinika dentare, brenda hapësirës së Qendrës Sociale ‘Gonxhe Bojaxhi’, që do t’iu shërbejë një numri të konsiderueshëm prej 400 fëmijë të identifikuar me nevoja bazike, të cilët ndiqen me programe psiko-sociale mbështetëse në këtë qendër.
Rezultatet e arritura:
Rezultat 1: Realizimi i vizitave për fëmijët në klinikë nga mjeku specialistë
Rezultat 2: Përmirësimi i shëndetit oral tek fëmijët
Rezultat 3: Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit për rregullat e higjenës së shëndetit oral për fëmijët dhe prindërit
Rezultat 4: Rritja e kujdesit të shëndetit oral tek fëmijët
Target grupe:
400 fëmijë të grupmoshës 6 – 14 vjeç, prindër dhe komunitet i njësisë administrative nr. 4 dhe nr. 8, bashkia Tiranë
Aktivitete:
Aktivitet 1: Ristrukturimi i ambjentit për klinikën dentare
Aktivitet 2: Pajisja e dhomës me mjetet e nevojshme
Aktivitet 3: Prodhimi i Video-mesazh “Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm”
Aktivitet 4: Ceremonia e inagurimit të shërbimit të ri dentar