Rrathët e frymëzimit dhe fuqizimit

Mbështetur nga:

Raiffeisen INVEST Shqipëri

Kohëzgjatja:

Mars – Qershor 2023

Programi:

Barazia Gjinore dhe Diskriminimi

Lokacioni:

Bashkia Tiranë – Njësitë Administrative Nr. 2, 4, 6, 8, 9, 11, 14

Përshkrim i projektit:

Qëllimi kryesor i projektit Rrathët e frymëzimit dhe fuqizimit” do të kontribuojë në fuqizimin personal dhe përmirësimin e të kuptuarit të të drejtave të grave dhe vajzave në zonat rurale dhe suburbane të Tiranës, nëpërmjet edukimit dhe informimit të tyre mbi mundësitë që ofrohen përmes zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe kundër dhunës me bazë gjinore.

Nëpërmjet aktiviteteve të parashikuara synojmë fuqizimin e tyre, duke rritur kapacitetet të tyre në njohjen e të drejtave të tyre; duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri; si për t’u aftësuar për veten dhe përdorimin e fuqive dhe aftësitë personale në të mirë të vetes për të pasur një jetë më të denjë.

Rezultatet e pritshme:

  • Ndërgjegjësimi dhe rritja e kapaciteteve për të drejtat ligjore dhe për aftësitë personale të 50 grave pjesëmarrëse
  • 320 gra dhe vajza do të përfitojnë direkt nga ky projekt
  • Mbi 2000 persona do të marrin informacion mbi projektin dhe donatorin mbështetës përmes postimeve në media sociale dhe rrjete online;
  • Rritja e vetë-vlerësimit, dashuria dhe respekti për veten, rritja e vetë-besimit
  • Krijimi i skuadrës së grave që shërbejnë si rrathë frymëzues për gratë dhe vajzat e tjera në komunitet
  • Përqafimi i ndryshimeve në perceptim dhe koncepte për zhvillimin personal

Target grupe:

Vajza dhe gra të komunitetit të Tiranës

Aktivitete:

Nuk ka më postime...