Bëhu Familja Ime!

Mbështetur nga:

SOS–Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Kohëzgjatja:

03 Janar – 30 Qershor 2019

Programi:

PRINDËRIMI POZITIV DHE EDUKIMI I FËMIJËVE

Lokacioni:

Njësitë Administrative Nr. 2, 4, dhe 11, bashkia Tiranë

Përshkrim i projektit:

Projekti kontribuoi në rritjen e nivelit të informacionit, ndjeshmërisë dhe mobilizimit të komunitetit të synuar, strukturave lokale përgjegjëse dhe medias ndaj rëndësisë së krijimit të një mjedisi familjar dhe përkujdesës për fëmijët pa kujdes prindëror. Gjithashtu ky projekt synoi të shërbejë edhe si një praktikë dhe model pozitiv jo vetëm për NJA-të dhe strukturat e tyre, por edhe për organizatat e tjera lokale, të cilat kanë në fokus punën me çështjet e familjes në përgjithësi. Ky projekt ishte një fillim i vogël për një proces të gjatë drejt zhvillimit të një praktike pozitive për shërbimin e kujdestarisë nga ACFD. Ky projekt synoi informimin, ndërgjegjësimin dhe rritjen e ndjeshmërisë dhe interesit të komunitetit për t’u bërë familje kujdestare, si dhe ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse vendore për rolin e tyre në realizimin me efikasitet të këtij shërbimi

Objektivat specifikë:

1. Të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për dobinë e
familjeve kujdestare dhe të krijojë një model pozitiv dhe praktik të përfshirjes së komunitetit në
këtë shërbim

2. Të ndërgjegjësojë dhe informojë strukturat përgjegjëse vendore për mënyrën e
menaxhimit të shërbimit të kujdestarisë duke u fokusuar sidomos në informimin e tyre për
detyrimet ligjore lidhur me identifikimin dhe futjen në skemë të familjeve potenciale për familje
kujdestare

3. Të kontribuojë në ndërtimin e mekanizmave të bashkëpunimit të komunitetit me
strukturat përgjegjëse lokale për familjet kujdestare dhe median.

Rezultatet e arritura:

  • Rezultat 1: Rritja e nivelit të informacionit të komunitetit mbi shërbimin e kujdesit alternativ.
  • Rezultat 2: Kapacitete e stafit lokal profesionist për të trajtuar me efektivitet shërbimin e kujdesit alternativ janë përmirësuar.
  • Rezultat 3: Është përmirësuar ndërveprimi mes komunitetit dhe strukturave lokale në njësitë target lidhur me shërbimin e kujdesit alternativ.

Target grupe:

Komuniteti i Njësive Administrative Nr. 2, Nr. 4 dhe Nr. 11, bashkia Tiranë dhe strukturat lokale përgjegjëse në trajtimin e rasteve të kujdesit alternativ.

Aktivitete:

  • Aktivitet 1: 6 (gjashtë) sesione informuese me komunitetin e NJA-ve të targetuara dhe një sesion me strukturat lokale
  • Aktivitet 2: 1 (një) sesion informimi me gazetarë të fushës sociale lidhur me çështjet e shërbimit të kujdestarisë
  • Aktivitet 3: Prodhimi i Video-mesazh “Bëhu familja ime!”
  • Aktivitet 4: Krijimi dhe administrimi i Fun page në FB: “Bëhu familja ime”
Nuk ka më postime...