Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit “Bëhu Familja Ime!” organizoi sesionin e pestw informues dhe ndërgjegjësues për shërbimin e kujdestarisë me banorë të komunitetit të njësisë administrative nr.4, Bashkia Tiranë në ambjentet e Bibliotekës nr.10, Tiranë. 19 pjesëmarrës (18 gra dhe 1 burrë) morën pjesë në sesion. Ky sesion u organizua në bashkëpunim të plotë me stafin psiko-social dhe ndërlidhësit e komunitetit të NjA 4.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri” i implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe TLAS, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Synimi i sesionit ishte rritja e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për dobinë e familjeve kujdestare dhe nevojën e këtij shërbimi për fëmijët pa kujdes prindëror.

Disa nga çështjet më specifike të trajtuara në sesion më konkretisht ishin:

  • Çfarë janë familjet kujdestare?
  • Cilat janë kriteret ligjore për t’u bërë familje kujdestare?
  • Cilat jane hapat e procesit të kujdestarisë?
  • Si funksionojnë ato?
  • Kush janë përfitimet dhe si mund të kuptojmë sfidat?
  • Si mund të ndërgjegjësohemi për rëndësinë jetike të këtij shërbimi për fëmijët e mbetur pa kujdes prindëror?
  • Cilat janë strukturat përgjegjëse dhe organizatat që ofrojnë shërbime specifike për shërbimin e kujdestarisë?

Gjatë sesionit u transmetua intervista e znj. Milena Bekteshi e realizuar në TV7. Znj. Milena Bekteshi është model i nje prindi kujdestar pa lidhje gjaku, e bërë tashmë edhe publike në media. Gjatë intervistës znj. Bekteshi rrëfen eksperiencën e saj, momentet e jetës si nënë kujdestare, marrëdhënien e saj me vajzën në kujdestari, marrëdhënien e fëmijëve të saj biologjikë dhe vajzës në kujdestari, momentet e bukura dhe vështirësitë që e shoqërojnë këtë proces.

Të pranishmit shkëmbyen ide dhe mendime të ndryshme pas ndarjes së historisë së saj personale, ku shumica e tyre u përballën për herë të parë me një rast konkret të kujdestarisë pa lidhje gjaku.

Disa nga komentet dhe refleksionet e pjesëmarrësve ishin:

  • ‘kam menduar shpesh dhe do të kisha dëshirë të birësoja një fëmijë në moshë të vogël, por nuk e di se si vajzat e mia do të reagojnë’ shprehet një pjesëmarrëse; 
  • ‘shoh çdo ditë në shkollën time fëmijë të komunitetit rom që trajtohen keq nga familja e tyre bilogjike, më vjen keq dhe do të doja t’i ndihmoja, pse jo të merrja në shtëpinë time, t’a rrisja dhe edukoja’ – shprehet mësuesja në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”, Tiranë; 
  • ‘mendoj që komuniteti ynë ka një mentalitet mospranues ndaj këtij shërbimi, do të jetë e vështirë kujdestaria pa lidhje gjaku që të ketë praktikë’ shprehet një pjesëmarrëse;
  • ‘nëse një ditë do vendosja të bëhesha prind kujdestar nuk do më interesonte pagesa që jepet, para misionit dhe qëllimit që ka kujdestaria për një fëmijë që nuk ka familje’
  •  ‘duhet të bëhen sa më shumë emisione në televizionet kombëtare dhe fushata të mëdha mediatike për këtë shërbim;

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian