Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit “Bëhu Familja Ime!” organizoi sesionin e gjashtë informues dhe ndërgjegjësues për shërbimin e kujdestarisë me banorë të komunitetit të njësisë administrative nr.11, Bashkia Tiranë në ambjentet e Bibliotekës nr.7, Tiranë. 23 pjesëmarrës (19 gra dhe 4 burra) morën pjesë në sesion. Ky sesion u organizua në bashkëpunim të plotë me stafin psiko-social dhe ndërlidhësit e komunitetit të NjA 11.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri” i implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe TLAS, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Synimi i sesionit ishte rritja e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për dobinë e familjeve kujdestare dhe nevojën e këtij shërbimi për fëmijët pa kujdes prindëror.

Disa nga çështjet më specifike të trajtuara në sesion më konkretisht ishin:

  • Çfarë janë familjet kujdestare?
  • Cilat janë kriteret ligjore për t’u bërë familje kujdestare?
  • Cilat jane hapat e procesit të kujdestarisë?
  • Si funksionojnë ato?
  • Kush janë përfitimet dhe si mund të kuptojmë sfidat?
  • Si mund të ndërgjegjësohemi për rëndësinë jetike të këtij shërbimi për fëmijët e mbetur pa kujdes prindëror?
  • Cilat janë strukturat përgjegjëse dhe organizatat që ofrojnë shërbime specifike për shërbimin e kujdestarisë?

Gjatë sesionit u transmetua intervista e znj. Milena Bekteshi e realizuar në TV7. Znj. Milena Bekteshi është model i nje prindi kujdestar pa lidhje gjaku, e bërë tashmë edhe publike në media. Gjatë intervistës znj. Bekteshi rrëfen eksperiencën e saj, momentet e jetës si nënë kujdestare, marrëdhënien e saj me vajzën në kujdestari, marrëdhënien e fëmijëve të saj biologjikë dhe vajzës në kujdestari, momentet e bukura dhe vështirësitë që e shoqërojnë këtë proces.

Të pranishmit shkëmbyen ide dhe mendime të ndryshme pas ndarjes së historisë së saj personale, ku shumica e tyre u përballën për herë të parë me një rast konkret të kujdestarisë pa lidhje gjaku.

Violeta, punonjëse e postës shqiptare pranë Njësisë Bashkiake Nr. 11 të Bashkisë Tiranë, gjatë sesionit të informimit të komunitetit për familjet kujdestare shprehet se “mungesa e informacionit i ka penguar shumë familje të bëhen pjesë e shërbimit të kujdestarisë pa lidhje gjaku. Duhet që nga ana e personave përgjegjës të njësisë të punohet shumë në drejtim të informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit, të monitorohen rastet e kujdestarisë nga punonjësi social. Rastet e kujdestarisë pa lidhje gjaku që janë aktualisht në Shqipëri duhet të promovohen si modele pozitive për të tjerët, për të nxitur rastet e tjera të këtij shërbimi.

Gjithashtu, edukatorja e kopshtit publik Kodër Kamëz, dëshmoi përvojën e saj për një rast të mundshëm familjeje kujdestare dhe komunikoi me stafin psiko-social dhe Punonjësen e Mbrojtjes së Fëmijëve (PMF) të cilët morën në ngarkim ndjekjen në vazhdimësi të rastit.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian