Më datë 18 Qershor 2024, në Kopshtin “26 Marsi” Kavajë, u zhvillua takimi tjetër i radhës  ndërgjegjësues & informues për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara në bashkinë Kavajë,  në kuadër të zbatimit të projektit ‘Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë’, që Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes po zbaton.

Ky takimi kishte në fokus:

  • Prezantimin e projektit tek prindërit/kujdestarët e fëmijëve me AK në Njësinë Administrative Golem;
  • Marrjen e njohurive për të identifikuar dhe menaxhuar rastet e zhvillimit të fëmijëve me AK;
  • Instrumentat dhe institucionet ku mund të mbështetemi;
  • Identifikimi i rasteve dhe adresimi i problematikave të identifikuara.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X