Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit “Bëhu Familja Ime!” organizoi sesionin e dytë informues dhe ndërgjegjësues për shërbimin e kujdestarisë me banorë të komunitetit të njësisë administrative nr.4, Bashkia Tiranë në ambjentet e Qendrës Sociale “Gonxhe Bojaxhi” Tiranë. 24 pjesëmarrës (23 gra dhe 11 burrë) morën pjesë në sesion. Ky sesion u organizua në bashkëpunim të plotë me stafin psiko-social dhe ndërlidhësit e komunitetit të NjA 4.
Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri” i implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe TLAS, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Synimi i sesionit ishte rritja e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për dobinë e familjeve kujdestare dhe nevojën e këtij shërbimi për fëmijët pa kujdes prindëror.
Disa nga çështjet më specifike të trajtuara në sesion më konkretisht ishin:
- Çfarë janë familjet kujdestare?
- Cilat janë kriteret ligjore për t’u bërë familje kujdestare?
- Cilat jane hapat e procesit të kujdestarisë?
- Si funksionojnë ato?
- Kush janë përfitimet dhe si mund të kuptojmë sfidat?
- Si mund të ndërgjegjësohemi për rëndësinë jetike të këtij shërbimi për fëmijët e mbetur pa kujdes prindëror?
- Cilat janë strukturat përgjegjëse dhe organizatat që ofrojnë shërbime specifike për shërbimin e kujdestarisë?
Gjatw sesionit u transmetua intervista e znj. Milena Bekteshi e realizuar në TV7. Znj. Milena Bekteshi është model i nje prindi kujdestar pa lidhje gjaku, e bërë tashmë edhe publike në media. Gjatë intervistës znj. Bekteshi rrëfen eksperiencën e saj, momentet e jetës si nënë kujdestare, marrëdhënien e saj me vajzën në kujdestari, marrëdhënien e fëmijëve të saj biologjikë dhe vajzës në kujdestari, momentet e bukura dhe vështirësitë që e shoqërojnë këtë proces.
Të pranishmit shkëmbyen ide dhe mendime të ndryshme pas ndarjes së historisë së saj personale, ku shumica e tyre u përballën për herë të parë me një rast konkret të kujdestarisë pa lidhje gjaku.
Pjesëmarrësit u informuan për informacionet më të rëndësishme teorike dhe praktike të shërbimit të kujdestarisë; Ata e vlerësuan takimin si mjaft të rëndësishëm; Informacionet e referuara ishin të reja dhe nuk e njihnin më parë kujdestarinë si shërbim social alternativ;