Bashkëbisedim në Shkollën 9-vjeçare “Fiqiri Kurti” në Kavajë

04/11/2022

Sot ishim në Shkolla 9-vjeçare”Fiqiri Kurti”- Kavajë, ku Ensi dhe Diamela, anetare te Forumit Tematik Rinor Kavaje dhe nxënëse në këtë shkollë, kontribuan në organizimin e miniforumit me bashkëmoshatarët e tyre.Së bashku zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi nevojat dhe problematikat qe identifikojne në komunitetin e tyre të zonës.

– Ambjentet per studim dhe lexim ne biblioteken e qytetit

– Ofrimi i kurseve falas të artit – Zhvillimi i aktiviteteve kulturore, panaire, ekspozita

Falenderojmë Shkollën 9-vjecare ‘Fiqiri Kurti’ në Kavajë për mikpritjen dhe bashkëpunimin në këtë takim.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).