
Forumi Tematik Rinor – Trajnim
08/12/2022
Të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë kanë vijuar të marrin trajnimet e planifikuara, duke rritur kapacitetet e tyre në tema që kanë në fokus angazhimin rinor në komunitet dhe gjithpërfshirjen sociale.
Zëri dhe aktivizmi i të rinjve tanë janë një shpresë për ndryshime në komunitetet e tyre, për të ndihmuar në përmirësimin e jetesës dhe zvoglimin e problematikave të adresuara.
Trajnimet organizohen në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).