Identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që vërejnë të rinjtë

21/09/2022

Bisedë miqësore mes të rinjve bashkëmoshatarë nga Kavaja.

Identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që vërejnë të rinjtë në komunitetin e tyre të zones, ishte tematika e bisedës mes të rinjve.

Të rinjtë e vunë theksin kryesisht në këto nevoja:
• Nevoja e të pasurit një mjedis të pastër në komunitet.
• Ndihma ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.
• Nxitja e interesit tek femijet ndaj librit dhe leximit.
• Rritja e informimit tek te rinjte mbi rëndësinë dhe rolin e aktivizimit të të rinjve ne komunitet.

Mini-forumi u inicua dhe realizua nga anëtarët e Forumit Tematik Rinor në Kavajë.

Ky aktivitet u zbatua dhe u organizua nga ACFD, në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).