Open Day për shërbimin e kujdestarisë me publikun e gjerë në Tiranë

10/05/2019

Në datën 10 maj 2019, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit “Bëhu Familja Ime!” mori pjesë në panairin e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian
në kuadër të javës Evropiane. Aktiviteti ishte pjesë e hapësirës së BE-së për Fëmijët, ku SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri prezantoni programin ”Zhvillimi i OSHC-ve për Shërbimin e Kujdestarisë”, pjesë e subgrantit të së cilit ishte edhe projekti “Bëhu familja ime”.

Ky aktivitet u zhvillua gjithashtu edhe në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Shërbimin e Kujdestarisë pa lidhje gjaku, si dhe në kuadër të 15 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Familjes.
Qëllimi i aktivitetit ishte shpërndarja e informacionit për shërbimin e kujdestarisë pa lidhje gjaku në Shqipëri për publikun e gjerë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e këtij shërbimi.
Objektivat e aktivitetit ishin:

  • Infomimi i të rinjve mbi ekzistencën e shërbimit të kujdestarisë pa lidhuje gjaku në
    Shqipëri;
  • Rritja e ndjeshmërisë dhe vetëdijen e komunitetit për shërbimin e kujdestarisë;
  • Rritja e nivelit të informacionit për organizatat e tjera pjesëmarrëse lidhur me shërbimin e
    kujdestarisë pa lidhje gjaku në Shqipëri.