12 Gushti

Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Rinisë, 12 Gusht, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, realizoj ditën e djeshme, ekspozitën “KavajaBLIC”, ku u prezantuan 25 fotografi të siteve të trashëgimisë kulturore të qytetit të Kavajës parë nga sytë e të rinjve.

Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin të rinjtë që kishin realizuar fotografitë dhe që nëpërmjet konkursit “KavajaBLIC” u përzgjodhën fotografitë më të pëlqyera, përfaqësues nga Bashkia Kavajë, përfaqësues nga UNOPS dhe qytetarë kalimtarë që shfaqën interes për të vizituar këtë ekspozitë.

Teksa punojmë çdo ditë me të rinj e të reja, frymëzohemi nga energjia e tyre krijuese, vizioni dhe guximi që tregojnë pavarësisht sfidave. Jemi veçanërisht të lumtur që nxisim potencialin e tyre për të krijuar ndryshime pozitive në shoqëri dhe për të ndikuar në formësimin e një bote më të qëndrueshme dhe më harmonike.

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të projektit “PromoKULT- Zhvillimi i turizmit kulturor në bashkinë Kavajë” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.