Fuqizimi dhe plotësimi i individit

Në datën 15 Qershor patëm kenaqësinë e veçantë të ishim mes nxënësve të klasave të 9-ta, të shkollës “7 Marsi” në Tiranë. Takimi u zhvillua pranë qendrës Komunitare Multifuksionale në varësi të bashkisë Tiranë. Trajtimi i vetes me dashuri dhe respekt, krijimi i një figure femërore dinjitoze, vendosja e kufijeve dhe përjetimi i të gjitha etapave të zhvillimit me dinjitet, respekt, e dashuri ishin disa nga pikat kyçe të bashkëbisedimit.


Mostolerimi i dhunës në të gjitha format e saj, konceptet për barazinë gjinore, thyerja e tabuve për fuqizimin e figurës femërore ishin sërish tema të cilat u zhvilluan me lirshmëri dhe vendosmëri për të mësuar e për të ecur gjithmonë përpara. Dëshirat e tyre rinore ndërthurur me iniciativen për të ndryshuar e për t`i mposhtur modelet e mëparshme të shoqërisë patriarkale, ishin serish pika të forta në bashkëbisedimin tonë.

Gjithashtu u diskutua për fuqizimin dhe plotësimin e individit, duke hedhur hapa të ngadaltë por të sigurtë drejt të ardhmes.


Këto takime kaq frytedhënëse për të gjithë ne, po zhvillohen në kuadër të projektit ‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’, i cili mbështetet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen Invest