Gëzuar Festën e Mësuesit!

Respekt, Mirënjohje dhe Dashuri!

Një kënaqësi e vecantë teksa sheh të rinjtë e Forumit Tematik Rinor Kavajë, Manueli, Ensi, Diamela, Leon, Martin, Marsida, Enes, Alina e të tjerë, të cilët u angazhuan dhe dhanë kontributin e tyre gjatë organizimit të aktivitetit kushtuar mësuesve, i organizuar në ambjentet e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’ në Kavajë. Mbi 120 persona ishin pjesë e aktivitetit.


Enesi dhe Alina (anëtarë të forumit) ishin prezantuesit e aktivitetit. Ensi dhe Diamela (anëtare të forumit), mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse në fillim të aktivitetit, si përfaqësuese e Forumit Tematik Rinor Kavajë. Ndërsa anëtarët e tjerë realizuan detyrat e tjera të ngrakuara gjatë aktivitetit (shpërndarja e dhuratave për mësuesit, shërbimi gjatë koktejlit etj).


Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i bashkisë Kavajë Z. Redjan Krali, u shpreh ‘i lumtur dhe akoma më shumë i nderuar ta nisja këtë javë me simbolikë të veçantë për arsimin, me shumë prej atyre që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në Kavajën tonë! … Mirënjohje zemre për të gjithë ata që bashkëpunuan në këtë organizim kaq të bukur, partnerët tanë ReloadUNDP me mbështetjen e BE-së“


Edhe Drejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore znj. Rovena Xeka, u shpreh‚ “Jam e kënaqur që ndodhem në këtë ditë për të nderuar brezat e mësuesve që kanë kontribuar në sektorin e arsimit të Kavajës dhe falenderime qe arritën të organizonim këtë aktivitet në bashkëpunim me te rinjte e forumit, bashkinë Kavajë dhe ACFD-në në kuadër të projektit të financuar nga ReLOaDUNDP me mbështetjen e BE-së.”


Një program i mbushur plot me këngë, valle, kërcime dhe recitime kushtuar figurës së mësuesit, dashurisë për shkollën, dashurisë për jetën na i përcollën me mjaft dashuri nxënësit e shkollave 9-vjecare dhe të mesme nga e gjithe Kavaja, të cilët ishin të përgatitur nga puna e palodhur e mësuesve të tyre.


Dhjetëra mësues, edukatorë, përfaqësues të lartë nga institucionet vendore dhe të arsimit, nxënës nga shkolla 9-vjecare dhe të mesme të bashkisë Kavajë dhe njësitë administrative të Kavajës, u bënë pjesë të aktivitetit. 25 mësuesit e dalluar të Kavajës, të dalë në pension tashmë, u nderuan dhe u respektuan në një ceremoni simbolike, duke vlerësuar sakrificat, punën dhe dashurinë e pakursyer që kanë dhënë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre sa fisnik, aq edhe të vështirë, në edukimin e shumë brezave.


Promovimi i këtyre modeleve positive shërbejnë si frymëzues për brezat e rinj në të ardhmen.

Falë bashkëpunimit me bashkinë Kavajë dhe Zyrën Vendore Arsimore Kavajë u bë i mundur ky aktivitet.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, ne partneritet me bashkine Kavaje.


Ky projekt është financuar nga #ReLOaD2 dhe Bashkia e Kavajës

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP