Konkursi i fotografisë “KavajaBLIC”

Njoftim për shpalljen e konkursit të fotografisë “KavajaBLIC”

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “PromoKULT- Zhvillimi i turizmit kulturor në bashkinë Kavajë” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, shpall konkursin e fotografisë “KavajaBLIC”. Ky konkurs do të përmbaj foto të monumenteve dhe objekteve të kulturës së Kavajës, të fotografuara nga të rinjtë e qytetit të Kavajës. Ftohen të gjithë të rinjtë e Kavajës për të marrë pjesë në këtë konkurs, duke dërguar fotografitë e realizuara, të cilat përcjellin vlerat e bukuritë e këtyre monumenteve kulturore të trashëgimisë së Kavajës përmes vështrimit tuaj.

Informacion i përgjithshëm mbi konkursin:

  • Konkursi fotografik është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 15 – 29 vjeç nga Kavaja;
  • Fotoja duhet të ketë në fokus kryesor objekte dhe/ose monumente të trashëgimisë kulturore dhe historike, fetare të Kavajës;
  • Për të lehtësuar identifikimin e këtyre objekteve, mund të vizitoni Turin Virtual 360 gradë të Kavajës, duke klikuar në linkun:
  • https://acfd.org.al/promokult-zhvillimi-i-turizmit-kulturor-ne-bashkine-kavaje/
  • Të gjitha fotot do të postohen në datën 4 Gusht 2023, në faqen Facebook dhe Instagram të Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes dhe do të votohen deri në datën 9 Gusht 2023;
  • Fotoja që do të marrë më shumë pëlqime nga ndjekësit, do të përfitojë një çmim simbolik;
  • Çmimi do t’i jepet fitues-it/es ditën e çeljes së ekspozitës ‘Kavaja BLIC’ në datën 12 Gusht 2023;
  • 20 fotografitë më të votuara dhe të pëlqyera nga publiku do të ekspozohen në Ekspozitën ‘Kavaja BLIC’.

Informacion mbi fotografinë:

  • Një person mund të dërgojë jo më shumë se 5 foto;
  • Fotografitë duhet të jenë me ngjyra, jo bardh e zi;
  • Fotografitë e dorëzuara duhet të jenë me rezolucion të lartë, të përshtatshëm për larje dhe ekspozim në formatin jpg/jpeg;
  • Fotot nuk duhet të kenë logo apo emër autori sipër. E drejta e autorësisë do të respektohet dhe emri i autorit do të vendoset në çdo rast nga organizatori; Aplikimin tuaj bashkë me fotografinë dërgojeni në adresën e emailit: infoacfdalbania@gmail.com

Data e fundit e pranimit të aplikimeve është 03 Gusht (ora 22:00).

Ekspozita e Fotografisë ‘Kavaja BLIC’ parashikohet të hapet në datë 12 Gusht 2023, në hollin e Kino- Teatrit “Aleksandër Moisiu”në Kavajë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ku fotografitë më të mira, të sjella në konkurs do të ekspozohen dhe do të jetë e hapur për t’u vizituar nga të gjithë qytetarët e Kavajës.

Mbarësi të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes