Ngritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave mbi konceptin e të kuptuarit të vetes, vetëvleresimit dhe fuqizimit

Në datën 23 Qershor, pranë bibliotekes ”Musine Kokalari” patëm kënaqësinë të zhvillojme trajnimin me temë ”Ngritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave mbi konceptin e të kuptuarit të vetes, vetëvleresimit dhe fuqizimit” me gra dhe vajza nga zonat e Shkozës, Kombinatit, Paskuqanit si dhe studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë.


Pati një energji shumë pozitive në bashkëbisedimet tona, duke qënë se kontributi i këtij projekti është fuqizimi personal dhe përmirësimi i të kuptuarit të të drejtave të grave dhe vajzave në bashkinë e Tiranës, nëpërmjet edukimit dhe informimit të tyre mbi mundësitë që ofrohen përmes zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe kundër dhunës me bazë gjinore.


Krijimi i një identiteti dinjitoz nis me respektin, dashurinë dhe vetëvleresimin për veten tonë si individ. Besimi në vete për të përdorur aftësitë personale për t`u zhvilluar si individ, edukimi me modele pozitive, inkurajimi për të formuar një personalitet dinjitoz ishin disa çështje të cilat diskutuam mes nesh. Ne biseduam me gratë dhe vajzat lidhur me çështje të ndryshme, me qëllim fuqizimin e figurës së gruas në familje, në shoqëri dhe më gjerë.

Rëndësi të veçantë gjatë bisedave të zhvilluara me tema si:

  • Mbrojtja dhe Parandalimi i dhunës në familje;
  • Të drejtat e grave si të drejta themelore të njeriut;
  • Vetëvlerësimi, respekti dhe dashuria për veten si thembra e Akilit në formimin e individualitetit të çdo gruaje.

Disa prej grave u ndjenë te lira të ndajne histori personale, e duke na falenderuar për këto sugjerime kaq frytëdhënëse për përmirësimin e nivelit të jetesës. Me nota mirënjohje e falenderuese të palëve, në fund të trajnimit u shpërndanë dhe çertifikata.