‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’

Fokus Grupet, “Ardian Klosi”

Sot patëm kenaqësinë të veçantë të ishim mes vajzave të klasave të 9-ta, të shkollës “Ardian Klosi” në njesinë Nr 4. Tiranë.

Energjia pozitive, edukimi me modele pozitive, inkurajimi për të vendosur objektiva të prekshme, forca dhe këmbëngulja, trajtimi i vetes me dashuri dhe respekt, vetvlerësimi si referencë thelbësore në krijimin e personalitetit, dëshira për tu zhvilluar në të gjitha dimensionet, ishin disa nga pikat kyçe të takimit që u zhvillua pranë Qendrës Multifuksionale ”Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë.

Dëshirat e tyre rinore, zhvillimi i pasioneve, përmbushja shpirtërore, zhvillimi i konceptit të lirisë si individ, marrja e vendimeve në mënyrë individuale, janë hapa të sigurtë drejt përmbushjes së krijimit të një ekuilibri dhe mendësie pozitive për të ardhmen e tyre.

Qasja për t`u modeluar si figura qendrore të shoqërisë, dhënia e ndihmës ndaj grupeve në nevojë, pra zhvillimi i vullnetarizmit në komunitetin ku jetojnë gjithashtu ishte një pikë e rëndësishme në këtë bisedë. Nuk munguan falenderimet dhe mirënjohja mes palëve, pasi të gjithë ne mësojmë nga njëri-tjetri me thjeshtësi e maturi, me dinjitet e çiltërsi rinore dhe kështu përmirësohemi dhe japim modelin tonë modest në fuqizimin e figurës së vajzave dhe grave, si rrjedhojë do të kemi vajza e gra të vetëpërmbushura e që japin kontributin e tyre në shoqërinë tonë. 

Këto takime kaq frytëdhënëse për të gjithë ne, po zhvillohen në kuadër të projektit ‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’, i cili mbështetet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen Invest.