‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’
Fokus Grupet, Kombinat II
- May 23, 2023
Në takimin e rradhës të zhvilluar në Njësinë Administrative nr. 6, të cilat u zhvilluan në ambjentet e Qendrës Komunitare Kombinat në Tiranë, patëm kënaqësinë të moderonimin fokus-grupin me vajzat e komunitetit të kësaj njësie.
Vajzat të cilat u bënë pjesë e takimit ndiqnin arsimin e mesëm dhe ishin shumë të entuziazmuara për pjesëmarrjen në takim. Ato i vlerësuan tematikat e trajtuara duke shprehur interes për takime të tjera që kanë një fokus të tillë. Fuqizimi i vajzave dhe grave përbën themelet e zhvillimit të një shoqërie të qndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Vetëvlerësimi, vetëbesimi, dashuria për veten, kujdesi për veten, ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme është çelësi për rritjen e tyre personale dhe profesionale.
Të gjithë së bashku në fund të takimit, perseritem disa afirmime pozitive për përmiresimin e Unit tonë të brendshëm, të cilat ishin risi në metodologjine tonë dhe u vleresuan me nota pozitive nga perfituesit. Takimet e realizuara me gratë dhe vajzat në disa Njësi Administraive të bashkisë Tiranë, po zhvillohen në kuadër të projektit ‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’, i cili mbështet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen INVEST në Shqipëri.
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/05/03-01-3-300x300.png)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/05/01-01-3-300x300.png)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/05/05-01-2-300x300.png)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/05/04-01-3-300x300.png)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/05/02-01-3-300x300.png)