Sesioni Trajnues
“PromoKULT- Zhvillimi i Turizmit Kulturor të Bashkisë Kavajë”
- August 29, 2023
Përmbyllet me sukses sesioni trajnues në Kavajë, në kuadër të Projektit “PromoKULT- Zhvillimi i Turizmit Kulturor të Bashkisë Kavajë”.
Objektivat e këtij trajnimi mbi fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve me përfaqësues të bizneseve vendase dhe operatorëve turistikë të Bashkisë Kavajë ishin:
- Prezantimi dhe njohja me rezultatet dhe arritjet kryesore të deritanishme të projektit “PromoKULT – Zhvillimi i Turizmit Kulturor të Bashkisë Kavajë”;
- Rritja e njohurive për strategjitë e marketingut, përdorimin e mediave sociale dhe përdorimin e elementeve teknologjike inovative;
- Eksplorimi i partneriteteve për shfrytëzimin e burimeve dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme ekonomike rreth zonave të trashëgimisë kulturore të Bashkisë Kavajë.
Duke bërë bashkë bizneset vendase dhe operatorët turistikë të qytetit të Kavajës, ky trajnim nën kujdesin e ekspertit z. Erjon Lalaj synonte ngritjen e kapaciteteve në menaxhim, strategjitë e marketingut, përdorimin e mediave sociale, përdorimin e elementeve teknologjike inovative të bizneseve vendase dhe operatorëve turistikë vendas, dhe përfitimet e tyre.
Ky trajnim do të ndihmojë dhe do të shërbejë për rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj që do të vizitojnë biznesin e tyre si dhe qytetin e Kavajës dhe objektet e tij të trashëgimisë kulturore.
Ky trajnim u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes me mbështetjen e UNOPS dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të programit EU4CULTURE financuar nga Bashkimi Evropian.