Thirrje për Trajner/e
- August 1, 2023
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit ‘Promokult – Zhvillimi i Turizmit Kulturor në bashkinë Kavajë’ i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, hap thirrjen për Trajner/e.
Trajneri/ja do të ofrojë shërbimin e trajnimit për përfaqësues të bizneseve lokale dhe operatorëve turistikë në bashkinë Kavajë.
Trajnimi ka qëllim rritjen e kapaciteteve dhe njohurive të tyre mbi menaxhimin, ofrimin dhe promovimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre turistike në mënyrë innovative, si dhe përfshirjen e siteve të trashëgimisë kulturore të Kavajës në faqet e tyre zyrtare, me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve lokalë dhe të huaj
Detyrat për t’u ofruar nga trajneri/ja:
- Përgatitja e programit dhe prezantimit të trajnimit
- Organizimi i trajnimit 1 (një) ditor
- Përgatitja e raportit të trajnimit
Të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë CV e tyre në adresën e ACFD-së:
Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap. 10, Tiranë
Afati i aplikimit, deri në datë 10 Gusht 2023, ora 14.00