Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
Përmes këtij programi, ACFD synon të organizojë aktivitete që fokusohen në ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftën kundër çdo forme dhune dhe diskriminimi ndaj anëtarëve të familjes. Gjithashtu, programi ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të familjarëve në lidhje me të drejtat e tyre ligjore, mbrojtjen dhe respektimin e tyre. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ndërmarrja e studimeve mbi çështje të ndjeshme që prekin familjen, duke i analizuar ato nga një perspektivë gjinore.