Promovim dhe Informim për komunitetin e Tiranës në kuadër të Ditëve Ndërkombëtare

Mbështetur nga:

Anna Lindh Shqipëri

Kohëzgjatja:

Dhjetor 2017 – Dhjetor 2018

Programi:

Të rinjtë dhe vullnetarizmi

Vendndodhja:

Tiranë

Ky projekt është zbatuar në territorin e bashkisë Tiranë, gjatë periudhës Dhjetor 2017 – Dhjetor 2018. Qëllimi i projektit është organizimi i aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese në kuadër të ditëve ndërkombëtare: Dita Botërore kundër Kancerit, Dita e Lumturisë, Dita e Familjes, Dita e Bamirësisë, kushtuar këtyre target grupeve: të moshuarve në qendra rezidenciale, fëmijëve të hospitalizuar, grave me sëmundje terminale, familjeve në nevojë, dhe ofruesve të shërbimeve ndaj familjes.

  • Infomimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit lidhur çështje të ndryshme sociale.
  • Përfshirja e sa më shumë anëtarëve të komunitetit, anëtarë të familjes, përfaqësues organizatash, aktorë lokalë të Tiranës
Fëmijë, djem dhe vajza, gra dhe burra, të moshuar