RRETH NESH

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) është një organizatë Jo-fitimprurëse që ushtron aktivitetin e saj në gjithë territorin shqiptar që prej vitit 2017. Themelimi i saj është frymëzuar nga dy punonjëse sociale me përvojë të gjatë, shumëplanëshe profesionale prej nga rrjedhoi edhe ideja për ngritjen e një qendre burimore, të munguar për familjen, që të adresojë në thelb gjithë çështjet dhe faktorët që prekin dhe ndikojnë funksionimin normal dhe zhvillimin e familjes.

Vizioni

Për një Familje me Anëtarë të Shëndetshëm, të Fuqizuar dhe të Barabartë!

Misioni

ACFD ka si mision të saj mundësimin e një të ardhmeje më të mirë për familjet përmes zhvillimit të programeve në fushën e shëndetit, mirëqenies dhe sigurisë së jetës, zhvillimin e aftësive për punë, sipërmarrjes familjare dhe ofrimit të shërbimeve specifike psiko-sociale dhe ligjore në të mirë dhe në interes të familjes shqiptare.

Besimet dhe vlerat

Shërbime

Qëndra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në përmbushje të misionit të saj, një pjesë të  aktivitetit dhe veprimtarisë ia kushton ofrimit të shërbimeve këshillimore në katër fusha kryesore: psiko-sociale, ligjore, shëndetësore dhe ndërmjetësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.

Këto shërbime ofrohen nga ekspertë të fushave përkatëse në bazë të standarteve dhe kritereve profesionale të vendosura nga qendra.

Njihuni me stafin e ACFD

Ka përfunduar studimet në Punë Sociale në vitin 2001 dhe Master Shkencor në Organizim Komunitar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Tiranë në vitin 2015. Ajo ka një eksperiencë mbi 12-vjeçare në sektorin e shoqërisë civile, ku ka punuar në organizata Jo-fitimprurëse në pozicionin e punonjëses sociale, koordinatores dhe menaxheres së projekteve. Gjithashtu prej disa vitesh ofron shërbimin e saj si trajnere dhe eksperte në çështjet e barazisë gjinore, dhunës në familje, të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, integrimin gjinor, fuqizimin ekonomik të gruas, organizimi dhe ngritja e kapaciteteve të OJF-ve etj. Krahas punës së saj profesionale, ajo po e pasuron karrierën e saj edhe në fushën akademike të mësimdhënies, ku është angazhuar si lektore part-time në Fakultetin e Edukimit, Departamenti i Psikologjisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës gjatë vitit 2010, si dhe prej vitit 2016 është e angazhuar pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT, si pedagoge e jashtme.
ERANDA NDREGJONI
Drejtoreshë ekzekutive
Ka përfunduar studimet mbi Informatikën në vitin 2008 në Athinë. Interesi dhe dashuria që ka për teknologjinë e shtynë të studionte mbi fushën e Sistemeve të Automatizimit në Elektronikë deri në vitin 2012. Ka një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e Graphic & Web Design por pasioni i tij reflektohet tek fotografia dhe videografia. Adhuron të kërkoj për mënyra dhe metoda të reja si edhe mjetet e fundit që ofron teknologjia, për të përmbushur kërkesat që lindin nga nevoja e përmbushjes së projekteve. Së fundmi, fusha në të cilën angazhohet më së shumti, është zhvillimi i aplikacioneve mobile.
Edvin Rushitaj
Ekspert IT