PROGRAME

Programet për zhvillimin e familjes dhe individit

Të rinjtë dhe vullnetarizmi

Përmes këtij programi synojmë:

a) të rrisim ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve në përgjithësi dhe studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale në vecanti mbi vullnetarizmin

b) të nxisim organizimin e nismave të përbashkëta me të rinjtë në ndihmë të familjeve me nevoja specifike

c) të nxisim vullnetarizmin dhe pjesëmarrjen vullnetare të komunitetit në mbështetje të nismave për shërbime në interes të familjes;

Shëndet dhe mirëqënie

Përmes këtij programi synohet të kontribuojmë në rritjen e kapaciteteve, ndërgjegjësimit dhe informimit tek anëtarët e familjes lidhur me kujdesin dhe rëndësinë e të pasurit një shëndet dhe mirëqenie efektive. Objektivat e programit janë:

a) të përmirësojë stilin e jetesës dhe shëndetin e burrave dhe grave punonjës/e

b) të përmirësojë shëndetin dhe mirëqënien fizike, sociale dhe emocionale të tyre

c) të informojë mbi parandalimin e sëmundjeve të ndryshme shëndetësore dhe shëndetin riprodhues

e) të ndërgjegjësojë dhe informojë mbi mënyrën e ushqyerjes dhe rëndësinë e aktivitetit fizik e sportiv;

INOVACIONI DHE TRASHËGIMIA KULTURORE

Përmes këtij programi synohet të kontribuojmë në promovimin e vlerave, trashëgimisë dhe traditave familjare dhe kombëtare, përmes mjeteve të reja dixhitale, për t’ju ofruar familjes dhe shoqërisë shqiptare, rritje të të kuptuarit dhe të ndërgjegjësimit mbi sensin e përkatësisë dhe trashëgimisë, si një rrugë drejt njohjes dhe ruajtjes së identitetit dhe vazhdimësisë ndërmjet brezave.

Objektivat e këtij programi janë:

a) Përdorimi i mjeteve të reja innovative: aplikacione online, ture virtuale, website, lojërave smart dhe edukative, 3D models; storytelling, nga fëmijë, prindër dhe edukatorë, si një mënyrë për të transferuar vlerat e familjes, kulturës dhe trashëgimisë tonë në mënyrë praktike

b)Aplikimin e metodave të reja dixhitale në funksion të mësimdhënies për nxënësit e sistemit parashkollor, parauniversitar dhe universitar;

c) Ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve në fushën e inovacionit social për përfaqësues të sektorit publik dhe të sipërmarrjes private

Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi

Përmes këtij programi ACFD synon të organizojë aktivitete që kanë në fokus:

a) ndërgjegjësimin mbi parandalimi dhe luftën e cdo forme dhune dhe diskriminimi ndaj anëtarëve të familjes

b) rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të familjes lidhur me të drejtat ligjore, mbrojtjen dhe respektimin e tyre

c) të ndërmarr studime lidhur me cështje të prekshme të familjes nën këndvështrimin e perspektivës gjinore

Prindërimi pozitiv dhe edukimi i fëmijëve

Përmes këtij programi synojmë:

a) t’ju vijmë në ndihmë dhe të kontribuojmë në ngritjen e kapaciteteve të prindërve mbi teknikat e reja dhe të shëndetshme të prindërimit pozitiv

b) zhvillimin e koncepteve bashkëkohore mbi zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve

c) si dhe trajtimit të diferencuar djalë-vajzë. Programi përfshin prindërit në përgjithësi dhe në vecanti prindërit e rinj dhe nga zonat rurale dhe suburbane.

Fuqizimi ekonomik i familjes

Përmes këtij programi ACFD synon të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të familjes (me priortitet familjet e margjinalizuara) në aspektin social dhe ekonomik.

Objektivat e këtij programi janë:

a) të zhvillojë sensin e autonomisë dhe vetë-besimit për të nxitur produktivitetin dhe mirëqënien e tyre

b) të mendojnë përtej mbijetesës së përditshme dhe të sigurojnë kontroll më të madh mbi burimet e tyre dhe zgjedhjet e jetës

c) të përdorin në mënyrë sa më efektive asetet individuale, njerëzore, sociale dhe psikologjike të tyre

d) të promovojmë punësimin produktiv dhe punën e denjë

e) të ndërgjegjësojmë komunitetin mbi përfshirjen e vajzave dhe djemve në profesione “jo-tradicionale” femërore dhe mashkullore