Aplikimi i debatit rol – plays ku të rinjve iu dha mundësia për të dhënë argumentat e tyre kryesore në publik dhe i analizës së argumentave të dhëna nëpërmjet të menduarit kritik ishin gjithashtu elementë të rëndësishëm të punës praktike të zhvilluar gjatë pjesës së së parë dhe të dytë të aktivitetit. Prezantimet ofruan gjithashtu mjete/metodologji konkrete se si të realizohet një debat konstrultiv efektiv dhe të aplikohet i menduari kritik në mënyre efektive dhe cilësore tek të rinjtë.
Rezultatet e pritshme:
Rezultat 1: Rritja e të kuptuarit të konceptit të debatit konstruktiv nga të rinjtë, përmes trajnimit
Rezultat 2: Rritja e aftësive në zhvillimin e argumentave dhe kundëragumentave tek të rinjtë pjesëmarrës lidhur me tematikën e dialogut ndërkulturor dhe gjithpërfshirjen sociale
Target grupe:
20 të rinj të grupmoshës 14 – 18 vjeç nga gjimnazet e Tiranës
Aktivitete:
Trajnimi dhe zhvillimi i Debatit konstruktiv mbi temat e dialogut Ndërkulturor dhe Gjithpërfshirjen Sociale, me qëllim: Të kuptuarit nga të rinjtë e procesit të debatit cilësor
Të inkurajohen të rinjtë që të ndërtojnë argumenta dhe kundër argumenta, referuar së caktuar gjatë trajnimit të organizuar në bashkëpunim me organizatën CESA
Të zhvillojnë aftësitë e etikës në komunikim dhe të menduarit kritik;
Të ndërveprojnë me njëri-tjetrin;
Nxitja e të rinjve për të qënë aktivë dhe të përfshirë;