PromoKULT

Zhvillimi i turizmit kulturor në bashkinë Kavajë

Mbështetur nga:

Kohëzgjatja:

Prill – Shtator 2023

Programi:

Inovacioni dhe Trashëgimia Kulturore

Vendndodhja:

Bashkia Kavajë

Përshkrim i projektit:

Ky projekt synon të plotësojë mungesën e shfrytëzimit efikas të burimeve të trashëgimisë kulturore në bashkinë Kavajë, duke krijuar një qasje të re në turizmin kulturor përmes përdorimit të teknologjisë inovative, digjitale dhe online. Aplikacioni online “Virtual Tour 360 gradë” dhe videoklipi promovues do të jenë mjetet kryesore të këtij inovacioni. Nëpërmjet këtij projekti synojmë të ndihmojmë në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe kulturës në vend, duke përmirësuar imazhin e zonës dhe duke tërhequr më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Një tjetër qëllim i këtij projekti është rritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimi i grupeve të interesit, përfshirë bizneset lokale dhe operatorët turistikë vendas. Ne do t’i furnizojmë dhe pajisim ata me aftësi të reja për të zhvilluar turizmin kulturor dhe për të tërhequr sa më shumë turistë.

Rezultatet e pritshme:

  • Produktet turistike për bashkinë Kavajë janë zhvilluar dhe janë prezent në media sociale për t’u aksesuar nga komuniteti dhe turistët
  • Kapacitetet dhe njohuritë e profesionistëve të turizmit mbi menaxhimin, ofrimin dhe promovimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre turistike janë fuqizuar

Target grupe:

Biznese lokale – Operatorë turistikë lokal – Përfaqësues të sektorit të turizmit – Të rinjtë

Aktivitete:

Thirrje për Trajner/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit ‘Promokult – Zhvillimi i Turizmit Kulturor në bashkinë Kavajë’ i financuar nga Bashkimi Evropian dhe

Lexo më shumë »

Virtual Tour of Kavaja

VIRTUAL TOUR OF KAVAJA, dedikuar aseteve kulturore të Kavajës, që do të inkorporohet në faqen zyrtare të bashkisë Kavajë, me qëllim promovimin e tij në platformat online të internetit dhe përhapjen në hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Loading...

Eja në Kavajë

“Eja në Kavajë” Ju prezantojmë me Kavajën e bukurive turistike, me bregdetin e saj të mrekullueshëm, trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme, mikëpritjen e ngrohtë, kulinarinë e pasur tradicionale dhe moderne. Në qytetin 🏘 ku do të perceptoni eksperiencat e kafesë, e verës, e qëndisjes, e përpunimit të baltës dhe bakrit, përjetimin e harmonisë fetare. #EjaNëKavajë është një ftesë për të zgjedhur e për të vizituar pikërisht Kavajën jo vetëm gjatë sezonit turistik por edhe për një fundjavë të mrekullueshme! Kjo video u prodhua në kuadër të projektit “PromoKULT- Zhvillimi i turizmit kulturor në bashkinë Kavajë” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Kjo faqe interneti është krijuar në kuadër të projektit EU4Culture të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe UNOPS.

X
en_GBEnglish