Përmbyllet me sukses sesioni trajnues në Kavajë, në kuadër të Projektit “PromoKULT- Zhvillimi i Turizmit Kulturor të Bashkisë Kavajë”.

Objektivat e këtij trajnimi mbi fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve me përfaqësues të bizneseve vendase dhe operatorëve turistikë të Bashkisë Kavajë ishin:

1. Prezantimi dhe njohja me rezultatet dhe arritjet kryesore të deritanishme të projektit “PromoKULT- Zhvillimi i Turizmit Kulturor të Bashkisë Kavajë”;

2. Rritja e njohurive për strategjitë e marketingut, përdorimin e mediave sociale dhe përdorimin e elementeve teknologjike inovative;

3. Eksplorimi i partneriteteve për shfrytëzimin e burimeve dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme ekonomike rreth zonave të trashëgimisë kulturore të Bashkisë Kavajë.

Duke bërë bashkë bizneset vendase dhe operatorët turistikë të qytetit të Kavajës, ky trajnim nën kujdesin e ekspertit z. Erjon Lalaj synonte ngritjen e kapaciteteve në menaxhim, strategjitë e marketingut, përdorimin e mediave sociale, përdorimin e elementeve teknologjike inovative të bizneseve vendase dhe operatorëve turistikë vendas, dhe përfitimet e tyre.

Ky trajnim do të ndihmojë dhe do të shërbejë për rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj që do të vizitojnë biznesin e tyre si dhe qytetin e Kavajës dhe objektet e tij të trashëgimisë kulturore.

Ky trajnim u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes me mbështetjen e UNOPS dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të programit EU4CULTURE financuar nga Bashkimi Evropian.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish