Sot patem kenaqesinë e veçante të moderonim fokus grupet e radhës me gra dhe vajza të komunitetit të Njësisë Administrative Nr, 9 Bashkia Tiranë, të cilat u zhvilluan në ambjentet e Qendrës Multidisiplinare në qender të Tiranës.

Shumica e këtyre grave ishin kryefamiljare, të cilat kishin probleme të mëdha,por më së shumti probleme ekonomike e sociale.

Ajo që vlen për t`u theksuar, ishte mirënjohja dhe falenderimi i tyre për diskutimin e këtyre temave kaq të rëndesishme për to. FUQIZIMI i figurës së tyre, roli shume i rendesishëm që ato kishin në familje,ndryshimi i mentalitetit të mbartur për vlerësimin e gruas dhe ashtu siç në fokus kemi “Vetevleresimi thembra e Akilit për fuqizimin e pozites së gruas shqiptare në familje,shoqeri dhe kudo“.

Gratë dhe vajzat që u bënë pjesë e këtij takimi, shprehen eksperiencat e tyre, nënvlerësimin dhe heshtjen e gjatë, vështirësite dhe pengesat për t’ ia dalë mbanë qoftë në jeten e perditshme, por dhe me gjerë.

Në diskutimet tona, fokus i veçante dhe qëllimi baze ishte mekanizmat për të ndryshuar brendësinë e tyre, sepse çdo etape ose proces, fillon nga Permiresimi ose Rimodelimi i Vetes. Dashuria,mirenjohja, respekti, pergjegjesia për të përmbushur detyrat tona, fillon me përmirësimin e figures tonë si gra,nëna, motra, kolege etj.

FUQIZIMI I FIGURES SE GRUAS ESHTE MODEL POZITIV PER BREZAT E ARDHSHEM DHE SI RRJEDHOJE PERMIRESIM I GJITHE PROBLEMATIKAVE AKTUALE QE NDODHIN NE SHOQERINE TONE.

Edukimi i një fëmije fillon 20 vjet para lindjes së tij.

KESHILLA DHE SUGJERIME KONKRETE ju dhane edhe për reflektime dhe reagime ndaj dhunës, mostolerimi i saj për hir të dashurisë etj. Mbrojtja dhe ndërgjegjësimi i secilit prej nesh është individual, por shkon dhe më tej, sepse ne jemi pjesë e kësaj shoqërie, kulture etj.

PRANDAJ TE GJITHA SE BASHKU MUND TE BEJME NDRYSHIMIN E MENTALITETIT PATRIARKAL, KALIMIN E BARRIERAVE PER TE NGRITUR FIGUREN E GRUAS NE PIEDESTAL, ATY KU MERITON TE JETE, si në aspektin familjar por dhe në atë shoqëror.

Të gjithë së bashku në fund të takimit, perseritem disa afirmime pozitive për përmiresimin e Unit tonë të brendshëm, të cilat ishin risi në metodologjine tonë dhe u vleresuan me nota pozitive nga perfituesit.

Këto takime kaq frytedhënese për të gjithë ne, po zhvillohen në kuadër të projektit ‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’, i cili mbështet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen INVEST në Shqipëri.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish