Bashkëbisedim në Shkollën 9-vjeçare ”Fiqiri Kurti”, Kavajë

Sot ishim në Shkollën 9-vjeçare ”Fiqiri Kurti” në Kavajë, ku Ensi dhe Diamela, anëtare të Forumit Tematik Rinor Kavajë dhe nxënëse në këtë shkollë, kontribuan në organizimin e miniforumit me bashkëmoshatarët e tyre. Së bashku zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi nevojat dhe problematikat që identifikojnë në komunitetin e tyre të zonës.


– Ambjentet per studim dhe lexim ne biblioteken e qytetit;

– Ofrimi i kurseve falas të artit;

– Zhvillimi i aktiviteteve kulturore, panaire, ekspozita.


Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).


Falenderojmë Shkollën 9-vjecare ‘Fiqiri Kurti’ në Kavajë për mikpritjen dhe bashkëpunimin në këtë takim.