Kolegji i Mesëm “Turgut Ozal” – Durrës

29/09/2025

24 Shtator – Kolegji i Mesëm “Turgut Ozal”, Durrës

Siguria rrugore nuk është thjesht teori. Ajo është përvojë, ndërgjegjësim dhe përgjegjësi.
Këtë e dëshmuan edhe nxënësit e sesionit të 12-të, të cilët morën pjesë me shumë energji dhe kuriozitet.

Pas teorisë dhe diskutimit në klasë, erdhi momenti praktik: Makina e simulimit të aksidentit.

Për disa ishte një emocion i fortë, për të tjerë një mësim i paharrueshëm.
“Nuk e kisha menduar kurrë se si ndihesh kur je në një aksident, edhe pse ishte simulim, ishte një thirrje për kujdes.”

Ky aktivitet u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

Falenderim i veçantë për nxënësit e “Turgut Ozal” që e kthyen këtë sesion në një shembull të vërtetë të bashkëpunimit dhe reflektimit.