Shkolla e Mesme “Rilindja” – Durrës
29/09/2025
25 Shtator – Shkolla e Mesme “Rilindja”, Durrës
Në këtë ditë, u zhvillua sesioni i 13-të për edukimin dhe informimin lidhur me çështjet e sigurisë rrugore.
Rreth 30 nxënës e nxënëse morën pjesë në një aktivitet që i bëri të ndalen për pak dhe të mendojnë: “Sa të sigurt jemi në rrugë çdo ditë?”
Pas një prezantimi të shkurtër në klasë, të rinjtë patën mundësinë të provojnë makinën e simulimit të aksidentit. Për disa prej tyre ishte tronditëse, për të tjerë një eksperiencë tepër e veçantë:
“Të kuptosh nga afër rrezikun është krejt ndryshe nga t’a dëgjosh me fjalë”.
Ky aktivitet u realizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.
Një falenderim i veçantë për të rinjtë e shkollës së mesme “Rilindja” – sepse ndryshimi fillon pikërisht nga ndërgjegjësimi i tyre.