Sesione edukative I & II me nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale ‘Beqir Çela’ në Shkozet, bashkia Durrës

10/04/2025

Në datat 9 dhe 10 Prill ishim në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Shkozet, bashkia Durrës së bashku me ekspertët e sigurisë rrugore dhe përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ku u demonstruam para nxënësve se si ndodh një aksident duke përdorur makinën stimuluese dhe diskutuam masat paraprake që duhen marrë për të shmangur aksidentet.

Gjatë demonstrimit, nxënësit patën mundësinë të shohin në mënyrë të sigurt dhe të kuptojnë dinamikën e aksidenteve rrugore. Ky stimulim i ndihmoi ata të kuptojnë rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe ndikimin që veprimet e pakujdesshme mund të kenë në sigurinë e të gjithëve në rrugë.

Masat mbrojtëse që theksuam gjatë takimeve përfshinin rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit, respektimin e sinjalistikës rrugore, dhe shmangien e përdorimit të telefonave gjatë drejtimit të automjetit. Gjithashtu, u diskutua edhe për rëndësinë e vëmendjes së shtuar kur ecim ose kalojmë rrugën, duke bërë të qartë se siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve. Ky aktivitet edukativ kishte për qëllim të ndërgjegjësonte nxënësit dhe të promovonte një kulturë më të sigurt dhe më të përgjegjshme qarkullimi rrugor në komunitetin tonë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim” dhe mbështetet nga Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, që financohet nga Qeveria Suedeze.