Sesion edukativ III & IV me nxënësit e Shkollës së Mesme ‘Olsi Lasko’ në Shkozet, Durrës

12/04/2025

“E pamë me sytë tanë çfarë mund të ndodhë në një aksident rrugor” – dhe kjo na ndryshoi mënyrën si mendojmë për sigurinë!”

Në 11 dhe 14 Prill ishim në shkollën e mesme “Olsi Lasko” në Shkozet, Durrës, për një sesion edukativ ndryshe – me simulim real të një aksidenti rrugor!

Së bashku me ekspertët e sigurisë rrugore dhe përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, demonstruam para rreth 60 nxënësve si ndodh një aksident, çfarë ndodh kur nuk përdor rripin e sigurimit, apo kur je i shpërqendruar nga telefoni.

“Pas kësaj, nuk do ta shikoj më rripin e sigurimit si diçka të panevojshme.” – tha një prej nxënësve.
“Më bëri të mendoj më shumë për sigurinë e vetes time. Dua që të jetoj në një qytet më të sigurt.” – u shpreh një tjeter pjesëmarrës.

Folëm për gjërat që bëjnë diferencën – si respektimi i sinjalistikës, vëmendja gjatë ecjes në rrugë, dhe mbi të gjitha, përgjegjësia që kemi për jetën tonë dhe të të tjerëve.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

Sepse siguria rrugore fillon me vetëdije, e cila fillon që në bankat e shkollës.