
Sesion V dhe VI në Shkollën e Mesme ‘Leonik Tomeo’ në Durrës
17/04/2025
Në 15 dhe 16 Prill ishim në shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës, ku rreth 45 nxënës morën pjesë në një sesion edukativ ndryshe mbi sigurinë rrugore.
Së bashku me ekspertët e sigurisë rrugore dhe përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, simuluam një aksident dhe diskutuam për pasojat që sjellin mungesa si rripi i sigurimit, telefoni në dorë apo pakujdesia në rrugë.
“Pas këtij sesioni, mora shumë njohuri të reja dhe do të mundohem të respektoj rregullat kur jam në rrugë” – u shpreh një nxënëse.
Folëm për zgjedhjet e vogla që bëjnë diferencën – dhe për përgjegjësinë që secili prej nesh ka për jetën e vet dhe të të tjerëve.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.
Sepse edukimi për sigurinë rrugore nuk fillon në rrugë – por në shkollë.