Sesion edukativ VII dhe VIII në Shkollën e Mesme Profesionale ‘Hysen Çela’ në Durrës

24/04/2025

“Nuk e kisha menduar kurrë që një përplasje mund të ndodhte kaq shpejt – dhe të ishte kaq reale.” – tha një prej nxënësve pasi provoi makinën stimuluese në sesionin tonë në shkollën e mesme “Hysen Çela” në Durrës.

Gjatë datave 17 dhe 18 Prill, rreth 40 të rinj u bënë pjesë e një eksperience që i ftoi të mendojnë ndryshe për sigurinë rrugore – jo si një listë rregullash, por si një zgjedhje që shpëton jetë.

Folëm për ato sekonda të shpërqendrimit që bëjnë diferencën, për rëndësinë e një rripi të vendosur dhe për atë vetëdije që fillon brenda nesh.

Sepse siguria nuk është thjesht rregull – është kulturë, dhe kultura fillon me ty.

Ky aktivitet u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.