
Sheshi ‘Liria’ – Durrës
29/04/2025
Në kuadër të eventit “Pop-up”, të organizuar nga Ambasada Suedeze në sheshin ‘Liria’ pranë Bashkisë Durrës, u zhvillua Sesion IX ndërgjegjësues mbi sigurinë rrugore.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollës “Ibrahim Kodra”, së bashku me aktivistë të tjerë të pranishëm në event. Plot 30 pjesëmarrës (15 vajza dhe 15 djem) patën mundësinë të përjetojnë nga afër pasojat e një aksidenti përmes makinës së simulimit, duke reflektuar mbi sjelljet e tyre në rrugë dhe rëndësinë e respektimit të rregullave.
Ky sesion u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.
Pjesëmarrja aktive e të rinjve tregoi se ndërgjegjësimi dhe reflektimi personal janë hapi i parë drejt krijimit të një kulture qarkullimi më të sigurt dhe më të përgjegjshme.