
Dita e Sigurisë Rrugore në Sheshin “Taulantia”, Durrës
29/05/2025
Në 28 Maj, sheshi “Taulantia” u mbush me energji, buzëqeshje dhe mesazhe për një të ardhme më të sigurt në rrugë! Në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, pjesë e Programit të Forcimit të Policimit në Komunitet me mbështetjen e Qeverisë Suedeze, zhvilluam aktivitetin “Dita e Sigurisë Rrugore” me pjesëmarrjen aktive të nxënësve nga shkollat e Bashkisë Durrës.
Qëllimi ynë është i thjeshtë, por thelbësor: të ndërgjegjësojmë brezat e rinj për sjellje të sigurta në rrugë, përmes përfshirjes praktike, lojës dhe bashkëpunimit me institucionet vendore.
• Simulime trafiku
• Gara me scooter
• Kënde informuese
• Makina e simulimit
…dëshmuan se edukimi për sigurinë rrugore mund të jetë i thjeshtë, argëtues dhe jashtëzakonisht i nevojshëm.
“Më pëlqeu shumë kur mësova disa rregulla të rëndësishme për sigurinë time! Tani do t’ia tregoj edhe motrës sime.” – Lea, nxënëse, 11 vjeç
“Gara me scooter ishte fantastike, por më shumë mësova pse duhet të mbaj kaskë!” – Dori, 10 vjeç
Mirënjohje të veçantë për bashkëpunëtorët tanë të çmuar:
Bashkia Durrës, Zyra Vendore Arsimore, Drejtoria Vendore e Policisë dhe Drejtoria Rajonale e Transportit Durrës, të cilët jo vetëm e bënë të mundur këtë aktivitet, por që janë mbështetje e vazhdueshme për gjithë projektin tonë.
Edukimi për sigurinë rrugore fillon herët dhe ndodh më mirë kur jemi bashkë!