Shkolla e Mesme “Naim Frashëri” – Durrës
19/09/2025
“Kur e përjetova me makinë simulimi, kuptova sa e rëndësishme është të jesh i kujdesshëm në rrugë.”
Në datën 17 Shtator zhvilluam sesionin e dhjetë informues dhe simulues, ku 30 djem dhe vajza morën pjesë në aktivitetin mbi sigurinë rrugore. Fillimisht, ata morën informacion teorik në klasë, e më pas përjetuan një përvojë praktike me makinën e simulimit të aksidentit. Një eksperiencë që jo vetëm i bëri të reflektojnë, por edhe të shprehen se:
“Siguria është përgjegjësi e të gjithëve.”
Falenderojmë nxënësit për pjesëmarrjen aktive. Ata treguan se ndërgjegjësimi fillon nga përjetimi personal dhe shndërrohet në sjellje të përditshme.
Ky aktivitet u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.