Takimi i dytë i Forumit Tematik Rinor

25/07/2022

Sot u takuam sërisht me të rinjtë e Forumit Tematik Rinor Bashkia Kavajë, ku mirëpritëm edhe dy anëtarë të rinj që iu bashkuan forumit tonë.

Të rinjtë u përfshinë në mënyrë aktive, duke adresuar disa nevoja dhe ndërhyrje të mundshme për disa target grupe si fëmijet, të rinjtë, të rriturit dhe të moshuarit në komunitetin e bashkisë Kavajë.

Shkëmbimi i ideve/mendimeve, sugjerimeve dhe eksperiencave mes tyre ishte për t’u vlerësuar duke krijuar një hapësire shumë miqësore.

Faleminderit ReLOaD2 për mbështetjen.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.