Fuqizimi ekonomik i familjes

Përmes këtij programi, ACFD synon të forcojë kapacitetet sociale dhe ekonomike të anëtarëve të familjes, me fokus të veçantë te familjet e margjinalizuara. Programi synon të zhvillojë ndjenjën e autonomisë dhe vetëbesimit për të nxitur produktivitetin dhe mirëqenien e tyre, duke i ndihmuar të mendojnë përtej mbijetesës së përditshme dhe të marrin më shumë kontroll mbi burimet dhe zgjedhjet e jetës. Gjithashtu, ai inkurajon shfrytëzimin sa më efektiv të aseteve individuale, njerëzore, sociale dhe psikologjike, promovon punësimin produktiv dhe punën e denjë, si dhe ndërgjegjëson komunitetin mbi përfshirjen e vajzave dhe djemve në profesione “jo-tradicionale” për gjininë e tyre.

Projektet