Inovacioni dhe trashëgimia kulturore
Ky program synon të promovojë vlerat, trashëgiminë dhe traditat familjare e kombëtare përmes mjeteve të reja dixhitale, duke rritur ndërgjegjësimin dhe ndjenjën e përkatësisë në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Nëpërmjet këtij procesi, synohet njohja dhe ruajtja e identitetit si një lidhje e vazhdueshme ndërmjet brezave.
Programi fokusohet në përdorimin e mjeteve inovative si aplikacione online, ture virtuale, website, lojëra smart dhe edukative, modele 3D storytelling, duke përfshirë fëmijë, prindër dhe edukatorë për të transmetuar vlerat e kulturës dhe trashëgimisë në mënyrë praktike. Gjithashtu, ai synon zbatimin e metodave dixhitale në mësimdhënie për nivelet parashkollore, parauniversitare dhe universitare, si dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve në inovacionin social për përfaqësues të sektorit publik dhe sipërmarrjes private.