Misteret e Trashëgimisë Kulturore

Mbështetur nga:

Ministria e Kulturës

Kohëzgjatja:

Mars – Qershor 2021

Programi:

Inovacioni dhe trashëgimia kulturore

Vendndodhja:

Kombëtare (Objekte dhe monumente të trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë)

Përmes implementimit të këtij projekti është synuar të sjellim risi në zhvillimin e produkteve të reja të teknologjisë digjitale, si mjet për zhvillimin e një mësimnxënies inovative për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç, përtej metodave tradicionale. Objektivi kryesor i prpjektit ishte promovimi i trashëgiminë historike dhe kulturore kombëtare tek fëmijët përmes lojës puzzle, duke bërë të mundur njohjen, ruajtjen dhe transmetimin e kulturës dhe vlerave të saj në mënyrë inovative dhe praktike. Krahas këtij objektivi, realizimi i aktiviteteve ishte sinkron përmbushjes së objektivave specifike të cilat u arritën me sukses:

• Të krijojë mjete dixhitale inovative edukuese dhe argëtuese për fëmijët e moshës 5-11 vjeç

• Të ndikojë në procesin e të mësimnxënies lidhur me figura dhe objekte të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike.

 

Aktivitetet e realizuara përmes këtij projekti ishin:

  • Lojëra Puzzle me objekte dhe figura historike shqiptare:
    Lista e objekteve/monumenteve të përzgjedhura për të krijuar puzzle ishin:
    – Shtëpitë e vjetra të Beratit
    – Piktura e madhe murale në muzeun e Krujës
    – Parku Arkeologjik Apolonia
    – Oda e burrave, Muzeu Etnografik Krujë
    – Nymfeu, Muzeu Arkeologjik Apoloni
    – Muzeu Kombëtar Etnografik Krujë
    – Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë
    – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
    – Mozaiku, Parku Kombëtar i Butrintit
    – Manastiri i ‘Shën Mërisë’ Ardenicë
    – Manastiri “Shën Maria” Zvërnec
    – Kulla e Sahatit Tiranë
    – Kalaja e ‘Skënderbeut’ Kepi i Rodonit
    – Kalaja ‘ARGJIRO’ Gjirokastër
    – Kalaja ‘ROZAFA’ Shkodër
    – Kalaja ‘PORTO-PALERMO, Himarë
    – Kalaja e ‘BASHTOVES’, Kavajë
    – Grup skulpturor muzeu Krujë
  • Krijimi i Puzzle në Box; 300 kuti me lojëra puzzle u prodhuan dhe u shpërndanë për fëmijët dhe institucione të trashëgimisë kulturore.
  • Aplikacioni “Misteret e trashëgimisë – Puzzle” është një platformë elektronike për
    telefonat iOS dhe Android, ku fëmijët mund të luajnë dhe argëtohen përmes krijimit të figurave
    puzzle me objekte të rëndësishme të kulturës dhe historisë shqiptare.
  • Mundësimi i eksplorimit dhe promovimit përmes lojërave dhe mjeteve inovative nga fëmijët të trashëgimisë kulturore kombëtare me qëllim njohjen, ruajtjen dhe transmetimin e kulturës dhe vlerave të saj në mënyrë inovative dhe praktike.
  • Krijimi i mjeteve të reja dixhitale inovative përtej metodave tradicionaloe në mësimdhënien e informacioneve të reja.
Fëmijët e grupmoshës 5 – 11 vjeç, prindër dhe edukatorë

Galeria

Projekte të tjera