PromoKULT
Mbështetur nga:
EU4Culture
Kohëzgjatja:
Prill – Shtator 2023
Programi:
Inovacioni dhe trashëgimia kulturore
Vendndodhja:
Bashkia Kavajë
Ky projekt synon të plotësojë mungesën e shfrytëzimit efikas të burimeve të trashëgimisë kulturore në bashkinë Kavajë, duke krijuar një qasje të re në turizmin kulturor përmes përdorimit të teknologjisë inovative, digjitale dhe online. Aplikacioni online “Virtual Tour 360 gradë” dhe videoklipi promovues do të jenë mjetet kryesore të këtij inovacioni. Nëpërmjet këtij projekti synojmë të ndihmojmë në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe kulturës në vend, duke përmirësuar imazhin e zonës dhe duke tërhequr më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Një tjetër qëllim i këtij projekti është rritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimi i grupeve të interesit, përfshirë bizneset lokale dhe operatorët turistikë vendas. Ne do t’i furnizojmë dhe pajisim ata me aftësi të reja për të zhvilluar turizmin kulturor dhe për të tërhequr sa më shumë turistë.
- Produktet turistike për bashkinë Kavajë janë zhvilluar dhe janë prezent në media sociale për t’u aksesuar nga komuniteti dhe turistët
- Kapacitetet dhe njohuritë e profesionistëve të turizmit mbi menaxhimin, ofrimin dhe promovimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre turistike janë fuqizuar
Thirrje për Trajner/e
Publikuar më: 01/08/2023
Afati i fundit: 10/08/2025
Përshkrimi
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit ‘Promokult – Zhvillimi i Turizmit Kulturor në bashkinë Kavajë’ i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, hap thirrjen për Trajner/e.
Trajneri/ja do të ofrojë shërbimin e trajnimit për përfaqësues të bizneseve lokale dhe operatorëve turistikë në bashkinë Kavajë.
Trajnimi ka qëllim rritjen e kapaciteteve dhe njohurive të tyre mbi menaxhimin, ofrimin dhe promovimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre turistike në mënyrë innovative, si dhe përfshirjen e siteve të trashëgimisë kulturore të Kavajës në faqet e tyre zyrtare, me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve lokalë dhe të huaj
Detyrat për t’u ofruar nga trajneri/ja:
- Përgatitja e programit dhe prezantimit të trajnimit
- Organizimi i trajnimit 1 (një) ditor
- Përgatitja e raportit të trajnimit
Të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë CV e tyre në adresën e ACFD-së:
Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap. 10, Tiranë
Afati i aplikimit, deri në datë 10 Gusht 2023, ora 14.00
Dokumente
Nuk ka dokumente
Konkursi i fotografisë “KavajaBLIC”
Publikuar më: 10/03/2025
Afati i fundit: 03/08/2023
Përshkrimi
Njoftim për shpalljen e konkursit të fotografisë “KavajaBLIC”
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “PromoKULT- Zhvillimi i turizmit kulturor në bashkinë Kavajë” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, shpall konkursin e fotografisë “KavajaBLIC”. Ky konkurs do të përmbaj foto të monumenteve dhe objekteve të kulturës së Kavajës, të fotografuara nga të rinjtë e qytetit të Kavajës. Ftohen të gjithë të rinjtë e Kavajës për të marrë pjesë në këtë konkurs, duke dërguar fotografitë e realizuara, të cilat përcjellin vlerat e bukuritë e këtyre monumenteve kulturore të trashëgimisë së Kavajës përmes vështrimit tuaj.
Informacion i përgjithshëm mbi konkursin:
- Konkursi fotografik është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 15 – 29 vjeç nga Kavaja;
- Fotoja duhet të ketë në fokus kryesor objekte dhe/ose monumente të trashëgimisë kulturore dhe historike, fetare të Kavajës;
- Për të lehtësuar identifikimin e këtyre objekteve, mund të vizitoni Turin Virtual 360 gradë të Kavajës, duke klikuar në linkun:
https://acfd.org.al/promokult-zhvillimi-i-turizmit-kulturor-ne-bashkine-kavaje/
- Të gjitha fotot do të postohen në datën 4 Gusht 2023, në faqen Facebook dhe Instagram të Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes dhe do të votohen deri në datën 9 Gusht 2023;
- Fotoja që do të marrë më shumë pëlqime nga ndjekësit, do të përfitojë një çmim simbolik;
- Çmimi do t’i jepet fitues-it/es ditën e çeljes së ekspozitës ‘Kavaja BLIC’ në datën 12 Gusht 2023;
- 20 fotografitë më të votuara dhe të pëlqyera nga publiku do të ekspozohen në Ekspozitën ‘Kavaja BLIC’.
Informacion mbi fotografinë:
- Një person mund të dërgojë jo më shumë se 5 foto;
- Fotografitë duhet të jenë me ngjyra, jo bardh e zi;
- Fotografitë e dorëzuara duhet të jenë me rezolucion të lartë, të përshtatshëm për larje dhe ekspozim në formatin jpg/jpeg;
- Fotot nuk duhet të kenë logo apo emër autori sipër. E drejta e autorësisë do të respektohet dhe emri i autorit do të vendoset në çdo rast nga organizatori; Aplikimin tuaj bashkë me fotografinë dërgojeni në adresën e emailit: infoacfdalbania@gmail.com
Data e fundit e pranimit të aplikimeve është 03 Gusht (ora 22:00).
Ekspozita e Fotografisë ‘Kavaja BLIC’ parashikohet të hapet në datë 12 Gusht 2023, në hollin e Kino- Teatrit “Aleksandër Moisiu”në Kavajë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ku fotografitë më të mira, të sjella në konkurs do të ekspozohen dhe do të jetë e hapur për t’u vizituar nga të gjithë qytetarët e Kavajës.
Mbarësi të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes