Inovacioni & Trashëgimia Kulturore

Mbështetur nga:

Fondacioni Anna Lindh, në bashkëfinancim nga Komisioni Evropian

Kohëzgjatja:

1 Nëntor – 1 Dhjetor 2024

Programi:

Inovacioni dhe trashëgimia kulturore

Vendndodhja:

Bashkia Kavajë

Ky aktivitet kishte si qëllim të ofrojë mundësi për ti parë fëmijët dhe të rinjtë të bashkuar, përmes tingujve të muzikës, pranë njëri-tjetrit, duke na dëshmuar se të qënit bashkë, është një vlerë njerëzore e pazëvendësueshme, duke përçuar mesazhin e pranimit dhe gjithpërfshirjes dhe duke inkurajuar që ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi, pa lënë askënd pas.

Aktiviteti organizohet në kuadër të zhvillimit të edicionit të tretë të Ditës së Mesdheut. Artistët e rinj me aftësi të veçanta dhe fëmijët e Shtëpisë së Artit Kavajë performuan së bashku, duke thyer barrierat për të lidhur artin dhe muzikën e tyre përmes talentit në interpretimet e tyre emocionuese, gjë që fjala nuk mund t’a bëj.

Artistët e rinj që performuan:

Nikolaos Dylgjeri, vokal

Dea Çaushi, violinë

Soirdio Balla, kitarë

  • Të rinjtë dhe fëmijët kuptojnë rëndësinë e mbështetjes dhe lidhjes më njëri-tjetrin, për të ndryshuar qëndrimet dhe paragjykimet ndaj personave vulnerabël;
  • Komuniteti ndërgjegjësohet mbi pranimin e diversitetit, luftës ndaj stereotipeve dhe paragjykimeve për grupet vulnerable në përgjithësi dhe në veçanti ndaj personave me AK.
Të rinjtë nga grupet vulnerable, të rinjtë me aftësi të kufizuara

Galeria

Projekte të tjera