Sot patëm kenaqësinë të veçantë të ishim mes vajzave të klasave të 9-ta, të shkollës “Ardian Klosi” në njesinë Nr 4. Tiranë.
Energjia pozitive, edukimi me modele pozitive, inkurajimi per te vendosur objektiva te prekshme, forca dhe kembngulja, trajtimi i vetes me dashuri dhe respekt, vetvlerësimi si reference thelbesore ne krijimin e personalitetit, deshira per tu zhvilluar ne te gjitha dimensionet, ishin disa nga pikat kyçe te takimit qe u zhvillua prane Qendres Multifuksionale ” Gonxhe Bojaxhi” Tirane.
Deshirat e tyre rinore, zhvillimi i pasioneve, përmbushja shpirterore, zhvillimi i konceptit të lirisë si individ, marrja e vendimeve në mënyrë individuale, janë hapa të sigurtë drejt përmbushjes së krijimit të një ekuilibri dhe mendesie pozitive për të ardhmen e tyre.
Qasja për t`u modeluar si figura qendrore të shoqërisë, dhënia e ndihmes ndaj grupeve në nevojë, pra zhvillimi i vullnetarizmit në komunitetin ku jetojnë gjithashtu ishte një pikë e rëndesishme në këtë bisedë. Nuk munguan falenderimet dhe mirenjohja mes palëve, pasi të gjithë ne mesojme nga njëri-tjetri me thjeshtësi e maturi, me dinjitet e çiltersi rinore dhe keshtu përmiresohemi dhe japim modelin tone modest në fuqizimin e figurës së vajzave dhe grave, si rrjedhojë do të kemi vajza e gra të vetëpërmbushura e që japin kontributin e tyre ne shoqerine tone.
Këto takime kaq frytedhënëse për të gjithë ne, po zhvillohen në kuadër të projektit ‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’, i cili mbështetet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen