Sot zhvilluam fokus grupet e para me rreth 40 gra dhe vajza të komunitetit të njësive administrative nr.4 dhe nr.8, bashkia Tiranë, të cilat u zhvilluan në ambjentet e Qendrës komunitare ‘Gonxhe Bojaxhi’, në Tiranë. Gratë dhe vajzat pjesëmarrëse vijnë nga familje vulnerable, familje në nevojë dhe familje të prekura nga tërmeti që jetojnë në zonat rurale dhe sub-urbane të Tiranës.


Ekspertja jonë znj. Oriola Rrokaj (Sociologe) moderoi fokus grupet, duke bashkëbiseduar me gratë dhe vajzat lidhur me çështje të ndryshme, të lidhura me të drejtat e grave, konceptin e vetvlerësimit, dashurisë për vetveten, konceptin e përkatësisë gjinore etj.
“Këto takime na motivojnë dhe na frymëzojnë të duam më shumë vetveten, të kuptojnë pozicionin tonë në familje dhe shoqëri…” – shprehet S.N pjesëmarrëse në takim. Takimet u zhvilluan në kuadër të projektit ‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’, i cili mbështet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen Invest Shqipëri dhe partneri HPS.

Ky projekt do të zbatohet në 8 njësi administrative të bashkisë Tiranë.
Falemnderit Raiffeisen Invest Shqipëri

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish